Klientët bullgarë po kalojnë kufirin për në Turqi me makina dhe autobusë duke shfrytëzuar vlerën e ulët të Lirës turke dhe duke bërë atje furnizimet për mallrat që i duhen.
Ndalimi i tyre i parë është këmbimi i valutave dhe më pas drejt e në tregje dhe dyqane, në veri-perëndim të Turqisë, në qytetin Edirne.
Gjatë Krishtlindjeve, tregjet turke ishin të mbushur me qytetarë nga Bullgaria. Hatice Ahmedova tha se u nis nga shtëpia në 3 të mëngjesit që të kapte autobusin dhe të shkonte në Edirne. Ajo këmbeu 200 Leva bullgare me 1.150 Lira turke dhe nisi të psoniste.
Gulfiye Osinova, një 60-vjeçare, u gjend atje për të blerë dhurata për nipërit dhe stërnipërit e saj duke thënë se Bullgaria ishte shumë e shtrenjtë.
Turqia është në prag të një krize ekonomike me inflacion që ka kaluar 21% duke ndikuar dhe çmimet e ushqimeve, hidrokarbureve dhe produkteve shtëpiake. Për qytetarët bullgare, ky është “jackpot” pasi çdo gjë është shumë e lirë për to.
Lira ka pasur muajin më të paqëndrueshëm në dhjetor, duke rënë pothuajse përditë. Nga kjo situatë ata që kanë përfituar më shumë janë turistët.
Bulent Reisoglu, drejtuesi i bizneseve në pazarin Ulus tha se për pak javë, numri i të huajve u katërfishua.
“Parkingjet janë të mbushura me makina të bullgarëve. Është bërë pothuajse e pamundur të shikosh targa turke. Ata po blenë sikur janë çmendur, një produkt nga 5 ose 10 herë sikur nuk do t’i gjenë më kurrë këto produkte”.
Ka gjithashtu qytetarë grekë që kanë shkuar atje për të blerë dhurata për fundvit.
Burimi:Bloomberg/Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje