Bota

Tentoi ‘të vrasë’ Mbretëreshën me një hark, policia britanike heton mbi videon

Policia britanike po heton një video që lidhet me arrestimin e një 19-vjeçari, i cili tentoi të hynte në kështjellën Windsor, ku mbretëresha po festonte Krishtlindjet me familjen e saj.

Në pamjet e publikuara nga gazeta “The Sun”, një individ i maskuar i veshur me një xhup të zi dhe me një hark modern, thotë me një zë të shtrembëruar artificialisht se dëshiron të “vrasë mbretëreshën” në një mision hakmarrjeje për masakrën e Jallianwala Bagh ose Amritsar, që ndodhi në vitin 1919 në Punjabin indian, atëherë pjesë e Perandorisë Britanike: Gjeneral Brigade Reginald Dyer, në krye të trupave koloniale, urdhëroi të hapej zjarr mbi turmën dhe 379 njerëz vdiqën.

Policia britanike, Scotland Yard, ka konfirmuar se hetuesit po “vlerësojnë përmbajtjen e një videoje” pas arrestimit të një 19-vjeçari nga Sauthampton, i cili ka të ngjarë të jetë e probleme të shëndetit mendor.

Zëdhënësi i policisë së Londrës, nuk pranoi të komentojë mbi identitetin e burrit në pamje.

Nga ana tjetër, “The Sun”, e lidh atë drejtpërdrejt me të riun e arrestuar, prej të cilit zbulon emrin me origjinë aziatike: Jaswant Singh Chail. I dyshuari, u vendos nën regjimin e autoriteteve shëndetësore për njerëzit me probleme mendore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë