Lulzim Basha iu përgjigj me një thënie të Gjergj Fishtës deklaratave të fundvitit të Edi Ramës, që e cilësoi atë si njëra anë e medaljes së marrëzisë groteske që ka kapluar Partinë Demokratike.
“Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija”, shkroi Basha në rrjetet sociale në përfundim të konferencës për shtyp të Edi Ramës.
Kryeministri më herët bëri bilancin e një viti qeverisjeje, ku duke komentuar situatën në PD “shprehu keqardhje” se Partia Demokratike po shkonte, sipas tij, drejt fundit të merituar.
Për këtë, Rama bëri po aq fajtor sa Berishën edhe Lulzim Bashën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje