Politike

Rama inspekton fazën e parë të punimeve në Portin e Durrësit: Do jetë e klasit botëror

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Portin e Durrësit, i shoqëruar nga drejtuesi i kompanisë globale Emaar Group, Mohamed El Alabbar, si dhe një pjesë e kabinetit qeverisës.

Rama tha se kanë nisur hapat e parë për projektin e Portit të Durrësit.

“Në këtë fazë ne po punojmë me 3 konsulentë. Kemi një konsulent mjedisor amerikan, një tjetër belg dhe një grup nga Dubai. Ata propozojnë disa gjëra për përmirësimin e mjedisit, por interesante është që do të futemi thellë në det për të pastruar. Kjo është e bëshme për të krijuar diçka të klasit botëror. Mund të ndërtosh shumë gjëra në tokë, por kur uji s’është i një niveli të mirë, kush do të vijë?”, tha Rama

Më tej ai shtoi: “Jam i sigurt që banorët e Durrësit dhe qytetarët e Shqipërisë do t’ju jeni mirënjohës. Ka qenë e pamundur për ne ta bëjmë të vetëm. Pastrimi i kësaj pjese të plazhit dhe transformimi i plazhit që ju keni projektuar është diçka historike për qytetin. Qyteti ka vuajtur nga ndotja dhe marrëzia sa askush nuk ka menduar këtë. Gjithçka u bë konkrete kur ju u shfaqët”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë