Politike

8 janari i Berishës, Basha: Hera e parë që një politikan i padëshiruar thërret protestë kundër partisë së tij

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi protestë të shtunën në mesditë në oborrin e PD-së përmes një njoftimi zyrtar të Komisionit të Rithemelimit.

Qëllimi i protestës është lirimi i zyrave nga Lulzim Basha me argumentin se ky i fundit është shkarkuar me referendum pas Kuvendit të 11 dhjetorit.

Lulzim Basha në anën tjetër nuk e njeh këtë proces.

Të martën PD-ja doli edhe më një deklaratë të fortë drejtuar Berishës dhe familjarëve të tij.

Vetë Basha reagoi përmes një postimi në Twitter.    

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë