Politike

Bardhi ngec tek dera kryesore: Në PD po kryhen punime, dyert do hapen për të gjithë, përjashtuar trafikantët e Berishës

As Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi nuk ka mundur që të futet nga dera kryesore e selisë blu, deri sa është detyruar të presë disa minuta pas disa mesazhesh që ai këmbeu në celular.

Më pas, po në oborrin e selisë PD-së, ai tha për mediat se dyert e kësaj selie do të jenë të hapura për mediat, çdo deputet dhe anëtar të PD-së, porse të mërkurën ato ishin të mbyllura për shkak të punimeve që po bëhen brenda ambienteve të saj.   

Ai e cilësoi show mediatik ardhjen në seli të një grupi deputetësh të Komisionit të Rithemelimit të PD, që tentuan të hynin brenda institucionit, por dyert ishin të mbyllura.

“Shoë mediatik që patë para pak minutash në shkallët e PD tregon edhe një herë se për disa show dhe tallja e vijueshme me demokratët ka zëvendësuar betejën me regjimin e Ramës. Kemi konfirmuar edhe dje, sikundër është fakt i njohur se në godinën e PD, në ambientet e brendshme të saj janë duke u kryer punime. S’ka nevojë për të ardhur në dyert e PD. Dyert e partisë s’do të qëndrojnë të mbyllura. Ju do të hyni dhe do e shihni që në selinë e PD po shtohen ambientet e punës. Koha e llafeve ka mbaruar në 18 dhjetor. Disa që kishin vetëm llafe e kanë zgjedhur rrugën e tyre, kanë betejën e tyre. Institucionet e partisë janë në betejë me Ramën. Selia qendrore e PD ka qenë dhe do të jetë e hapur për çdo demokrat të sakrificë dhe që punon me mund dhe djersë për PD. Do të jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që në çdo shëtitje në PD ka qenë në krah të Sali Berishës dhe në mbështetje të tij. Aktet e dhunës dhe gjuha e dhunës e transmetuar gjatë këtyre ditëve, nuk është gjuhë që i shërben demokracisë. Por i shërben forcimit të Edi Ramës.”, tha Bardhi.

Sipas tij selia e PD-së është e hapur për çdo demokrat por “jo për trafikantët e drogës që mbështesin dhe shoqërojnë ish-kryeministrin Sali Berisha”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë