Në një komunikim me ndjekësit e tij në Facebook, Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse qeveria ka në plan të mbyllë shkollat në rast të përkeqësimit të situatës me COVID19.
“Nuk ka plan mbyllje të shkollave, por disa masa do të duhet të merren nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Nuk mund të jemi vendi me lirinë më të madhe absolute dhe ndërkohë të ankohemi që po tentojnë të na vënë maskën teksa varianti i ri po mbush spitalet.
Disa masa do të ishte e arsyeshme të priteshin nga Komiteti i ekspertëve”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje