Politike

Basha: Berisha në protestë për hallin e tij, demokratët të rrijnë larg skenarëve të dhunës

Pak orë para protestës së 8 janarit, e iniciuar nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD-së, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë me një qëndrim të fortë ndaj ish liderit demokrat. Për Lulzim Bashe, ish kryetari i Partisë Demokratike ka thirrur një protestë për hallin e tij personal me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilën ai ka luftën dhe jo me Partinë Demokratike. Basha akuzoi Berishën se për problemin e tij jo vetëm ka mashtruar demokratët, por po shpërqëndron edhe vëmendjen nga opozita me qeverisjen e Edi Ramës.
“Nismat tona parlamentare për hetimin e vjedhjeve me aferat e incenerarorëve,
Hetimin e megaskandaleve ne seri të kësaj qeverie dhe të masakres zgjedhore të 25 prillit;
Propozimi ynë për Vetingun e politikanëve;
Konceptimi dhe avancimi prej nesh i një reforme kushtetuese, jetike për çlirimin e demokracisë nga kapja prej një grushti politikanësh autokratë, të cilët kanë ndërtuar edhe përmes kushtetutës, mekanizmat e perjetësimit të pushtetit dhe të pasurive të tyre korruptive;
Përballja jonë me kastën tridhjetëvjeçare që ka themeluar dhe mban në sistem korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe gërryerjen e demokracisë përmes manipulimit të zgjedhjeve”, është shprehur Basha.

Ai ka shtuar se ka nisur epoka e sundimit të ligjit e jo e pashallarëve dhe bajraktarëve politikë, epoka e një drejtësie efikase ku krimi dhe korrupsioni dënohen e nuk drejtojnë vendin.

Më tej ai u shpreh se në Kuvendin e 18 dhjetorit PD avanacoi me vendimet e nismat për një Parti të pastruar nga hijet e së shkuarës, nga krimi dhe korrupsioni.

“Ne morëm vendime të guximshme, në linjë me aleatin tonë strategjik, SHBA, që e ka vendosur luftën kundër korrupsionit si përparësi të politikës së saj të jashtme dhe ka  venë në shënjestër regjimet autokratike, armike të demokracisë dhe mirëqenies. Ne e kthyem në standard se ata që shpallen non grata nga SHBA nuk mund të zgjidhen në funksione drejtuese në PD”, shtoi kryedemokrati.

Më tej ai tha se lëvizjet e Sali Berishës, që nga shtatori  kur unë mori vendimin e për pezullimin e tij e deri më sot kanë shërbyer për të zhurmuar e devijuar fokusin e partisë.

“Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së. Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron.
Ai kërkon ti përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit”,tha më tej Basha.

Ai deklaroi se PD ka marrë masa të përballet me agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me partinë dhe misionin e saj.
“Shqipëria nuk mund të turpërohet duke prodhuar një ngjarje të shëmtuar antiamerikane në selinë e PD-së.  PD nuk mund ta mbajë e nuk ka për ta mbajtur këtë turp”,shtoi kryedemokrati.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë