Komisioni Evropian ka deklaruar se, ndërsa Rusia dhe Perëndimi po vazhdojnë të përballen diplomatikisht lidhur me kërcënimin e mundshëm të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë,shihet nevoja e përfshirjes europiane. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, tha se “një gjë është e qartë: S’ka zgjidhje pa Evropën. Cilado të jetë zgjidhja, Evropa duhet të përfshihet”.
Ndërkaq Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja të rënda nëse e pushon Ukrainën. Nga ana tjetër Moska ka dërguar mijëra trupa në afërsi të kufirit ukrainas dhe po kërkon garanci të sigurisë kundër zgjerimit të NATO-s nga lindja.
Von der Leyen shtoi se Bashkimi Evropian “është shumë prezent” në Ukrainë, përfshirë edhe përmes ndihmës miliardëshe që i jep Kievit. Ajo theksoi se europa mirëpret bisedimet direkte SHBA-Rusi, që do të nisin javën e ardhshme.
Zyrtarët e SHBA-së dhe Rusisë do të takohen në Gjenevë më 10 janar, ndërsa një tjetër takim NATO-Rusi dhe BE do të mbahen më pas ku thelbi i diskutimit do të jetë kriza në Ukrainë!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje