Fatbardh Kadilli ishte i vetmi ndër emrat e njohur të Partisë Demokratike që mori pjesë në të dyja Kuvendet, si në atë të thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor, edhe në Kuvendin e 18 dhjetorit të Lulzim Bashës.
Përmes një reagimi në Facebook në lidhje me zhvillimet e së shtunës në godinën e PD-së, Kadilli shpreh keqardhje dhe thotë se zgjidhja është vetëm njëra; largimi si i Bashës, ashtu edhe i Berishës.
“Dua të rithem edhe një herë, ndoshta për të një mijtën herë: e vetmja mundësi që PD të mbijetojë është të largojë si Bashën dhe Berishën nga drejtimi. Basha nuk ka të ardhme politike si udhëheqës! Berisha nuk mund të jetë e ardhmja! Dje, mbaroi edhe projekti i Berishës për të rithemeluar PD-në”, shkruan ai.
Kadilli thotë se ndjeu një keqardhje të thellë dhe të hidhur për demokratët e thjeshtë të rrahur, të përhumbur, të pashpresë.
“Është koha që demokratët të mos e shohin të ardhmen si një dënim, ose me Bashën, ose me Berishën, por si vullnet për të ndërtuar një parti demokratike, me konkurencë të ndershme dhe vlera morale. Vetëm një parti e tillë do tërheqë pas vetes shumicën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Çdo projekt tjetër, çdo iluzion tjetër do jetë disfata e radhës”, mbyll ai reagimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje