Politike

PD paralajmëron Metën: Qëndro larg nesh, iku koha e përdorimit si mburojë

Partia Demokratike ka ka paralajmëriar presidentin Ilir Meta të qëndrojë larg konfliktit të brendshëm mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat, PD deklaron se ka ikur koha kur kjo parti përdorej si mburojë nga kreu i shtetit.

“Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha, – thuhet në deklaratë. – Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë”.

Sipas Partisë Demokratike, pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat. “Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane”.

Në lidhje me konfliktin disa mujor dhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, Meta tha se përgjegjësitë për dështimet e opozitës i takojnë kreut të PD, Lulzim Basha. “Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës”, – kishte thënë Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë