Erion Braçe i kërkon Qeverisë që të mos vonojë më tepër naftën falas për fermerët, duke deklaruar se dhënia e saj në një moment tjetër të mëvonshëm e humb objektivin për të cilin jepet.
“Paratë tek bujku dhe në kohë! Jepuni naftën tani! Ndiqni punën e bujkut dhe nevojën e tij. Nevoja e madhe është për bujqësinë masive dhe tani, në sezon, në kohë për punët e bujkut! Nafta është themelore tani. Çmimi ka kërcyer lart e po rri atje, 183 lek për litër. Nafta falas u duhet bujqve tani që toka nis përgatitjet për mbjellje, serrat po mbillen tani. Ndaj, nëse kemi të caktuar para në buxhet për bujqit, ato duhet të ndjekin nevojën e bujkut për punë”, thotë Braçe.
Ish-zv.kryeministri sugjeron që kjo çështje të trajtohet mbi prioritetet e tjera të Qeverisë, ndërsa përshëndet 5.6 milionë eurot e vëna në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë për agro-turizmin, por thotë se ky sektor cek një numër të kufizuar bujqish e fermerësh.
“5.2 milionë euro për turizmin rural dhe agro-turizmin shumë mirë, por arrijnë tek disa qindra!”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje