Bota

Takimi i Këshillit NATO-Rusi/ Stoltenberg: Shpërthimi i një konflikti të ri në Europë, rrezik real

“Nuk do të jetë e lehtë për të kapërcyer dallimet mes Rusisë dhe NATO-s për Ukrainën”, kështu është shprehur Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Ai ka thwnw se ka dallime të rëndësishme midis aleatëve të NATO-s dhe Rusisë. “Gjithsesi është një shenjë pozitive fakti që të gjithë aleatët janë ulur në një tryezë dhe janë të angazhuar për zgjidhjen e çështjeve kyçe”, ka thënë ai.

Gjithashtu përmes një komunikimi me gazetarët, Stoltenberg tha se shpërthimi i një konflikti të ri në Europë mes tensioneve Rusi-Aleanca e Atlantikut, mbetet një rrezik real.

Në Bruksel u mbajt takimi i Këshillit NATO-Rusi, i cili zgjati rreth katër orë.

Delegacioni rus u kryesua nga zëvendësministri i Jashtëm Aleksandër Grushko, i cili ishte përfaqësues i Rusisë në NATO për pesë vite , si edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Aleksandër Fomin.

SHBA i bëri thirrje Rusisë që të qëndrojë në tryezën e bisedimeve për Ukrainën që do të zhvillohen këtë javë.

“Nëse Rusia largohet nga tryeza e bisedimeve, do të jetë e qartë se ata kurrë nuk kanë qenë seriozë për diplomacinë, kështu që ne po përgatitemi kolektivisht për secilin rast”, u tha gazetarëve në Bruksel Wendy Sherman, zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, pas takimit të Këshillit NATO-Rusi.

Sherman vuri në dukje se ritmi i vështirë i angazhimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe që u zhvilluan këtë javë tregoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të negociuar.

“Është Rusia ajo që duhet të bëjë zgjedhje të drejtpërdrejta, de-përshkallëzimi dhe diplomaci ose konfrontim dhe pasoja”, tha më tej ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë