Një spiune kineze dyshohet se depërtoi në Westminster (Parlamenti britanik) me qëllim që të ndërhynte në politikën e Londrës.
Ky është alarmi i lëshuar nga MI5, agjencia britanike e sigurisë dhe kundërzbulimit.
Shërbimet japin edhe emrin gjithashtu, ajo është Christine Ching Kui Lee, e cila dyshohet se “krijoi lidhje” në emër të Partisë Komuniste Kineze me deputetë dhe aspirantë. Sipas BBC, spiunia “lehtësoi” donacionet për politikanët.
Sipas asaj që dolën në mediat në Mbretërinë e Bashkuar, ajo është një avokate londineze, e cila është shumë mirë i integruar në establishmentin britanik. Gruaja dhuroi 200,000 £ (239,000 €) për ish-anëtarin dhe deputetin e Partisë Laburiste në hije, Barry Gardiner, dhe qindra mijëra të tjera për partinë e saj.
Në një deklaratë, Gardiner, tha se të gjitha donacionet e marra ishin deklaruar siç duhet dhe se ai kishte qenë në kontakt për vite me shërbimet e sigurisë së Mbretërisë në lidhje me punën ligjore.
Ish-kryeministrja konservatore Theresa May i dha Lee një çmim në vitin 2019 për kontributin e saj në lidhjet midis Kinës dhe Britanisë. Lee u fotografua gjithashtu në ngjarje publike me paraardhësin e May, David Cameron në një ngjarje në vitin 2015 dhe veçmas me ish-liderin laburist, Jeremy Corbyn.
Christine Ching Kui Lee, nuk u ndalua dhe as u dëbua nga vendi: autoritetet e kufizuan atë në ndalimin e hyrjes së saj në Parlament. Për ministren e Brendshme, Priti Patel, historia është gjithsesi “shumë shqetësuese”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje