Rusia ka filluar të lëvizë tanke, mjete luftarake të këmbësorisë, raketa-hedhës dhe pajisje të tjera ushtarake nga bazat e saj në Lindjen e largët në Perëndim.
Lajmi bëhet I ditur nga “Wall Street Journal”, zbulimi i së cilës i bën jehonë asaj të raportuar edhe nga CNN, që Moska ka përgatitur një operacion të rremë në Ukrainë për të krijuar pretekstin për një pushtim. Nga ana e tij, Kremlini hedh poshtë të gjitha akuzat, duke i quajtur ato “të pabaza”.
Sipas CNN, operativët janë trajnuar në luftën guerile urbane dhe përdorimin e eksplozivëve për të kryer akte sabotimi kundër të njëjtave forca të mbështetura nga Rusia.
Megjithatë, “Wall Street Journal” raporton se, ndërsa automjetet dhe materialet janë në tranzit, drejtuesit dhe analistët debatojnë nëse masa përfaqëson fazën tjetër në ndërtimin e ushtrisë ruse përpara një sulmi në Ukrainë ose është një taktikë e Kremlinit për të mbajtur Perëndimin nën presion. duke e përdorur atë si levë në negociata.
Megjithatë, Kremlini mohon një operacion me “flamur të rremë” në Ukrainën lindore për të krijuar një pretekst për një pushtim.
“Deri më tani, të gjitha këto pretendime kanë qenë të pabaza dhe nuk janë konfirmuar me asgjë”, thotë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje