Politike

Tre kulla në territorin e selisë së PD? Bardhi pyet zyrtarisht për informacion Bashkinë e Tiranës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me shkresë zyrtare   bashkisë së Tiranës, ku i kërkon informacion lidhur me një projekt të botuar në disa media ku thuhet se në territorin e selisë blu është planifikuar të ngrihen tre kulla.

Projekti është hartuar nga “Four Freedoms Park” dhe në pyetjet që parashtron Bardhi për bashkinë e Tiranës duket se kjo çështje nuk është për tu anashkaluar.

“Kur është dorëzuar zyrtarisht projekti “Four Freedoms Park” pranë Bashkisë Tiranë, dhe kush kanë qenë propozuesit/financuesit e këtij projekti? A ka pasur gjatë ditëve të fundit një përpjekje nga propozuesit e projektit apo persona të tjerë për riaktivizimin e këtij projekti?

Cila ka qenë procedura e ndjekur nga Bashkia Tiranë lidhur me trajtimin e këtij projekti? A ka pasur një prezantim të këtij projekti pranë zyrave të Bashkisë Tiranë? Nëse po, kush kanë qenë pjesëmarrësit privatë dhe institucionalë gjatë këtij prezantimi? Kujt i është njoftuar ky projekt deri më tani?

Projekti i publikuar ne media per ndertimin e tre kullave ne territorin e PD

A ka pasur një vendimmarrje lidhur me këtë projekt? Nëse po, ju lutem të na vini në dispozicion aktet përkatëse, duke na sqaruar edhe cili është statusi aktual i këtij projekti dhe nëse sipas rregullave në fuqi të planifikimit të territorit a lejohet ndërtimi në zonën e propozuar?

Ju lutem, na vini në dispozicion praktikën e plotë shkresore që disponon Bashkia Tiranë lidhur me projektin “Four Freedoms Park”, nga momenti i dorëzimit të tij deri në datën e marrjes së kësaj kërkese…”, thuhet në shkresën e Bardhit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë