Bota

Konservatorja malteze zgjidhet në krye të PE

Roberta Metsola u zgjodh në krye të Parlamentit Europian si pasuese e David Sassoli-t, që ndërroi jetë disa ditë më parë. Eurodeputetja malteze e së djathtës siguroi mazhorancën absolute prej 458 vota.

Metsola ishtë në garë mes katër kandidatëve për këtë post, bashkë me spanjollin Sira Rego, të së majtës ekstreme, polakun Kosma Slotoëski i euroskeptikëve dhe suedezen Alice Bah Kunke e të gjelbërve.

Suedezja Kunke u rendit e dyta me 101 vota, duke lënë pas Sira Rigo me 58 të tilla.

Metsola është eurodeputete që prej vitit 2013, ndërsa prej vitit 2020 shërben edhe si zv.presidente e PE. Ajo ka drejtuar seanca plenare të PE muajt e fundit, duke zëvendësuar Sassoli-n. David Sassoli ndërroi jetë më 11 janar.

Eurodeputetja konservatore malteze u sulmua nga kundërshtarët për këndvështrimin në lidhje me çështjen e abortit, ku ajo është një prej kundërshtareve më të mëdha në PE. Ky qëndrim i saj reflekton në fakt edhe vetë qëndrimin e Maltës, që është i vetmi vend në Bashkimin Europian ku aborti është krejtësisht i paligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë