Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një shkresë Këshillit të Ministrave për t’u njohur zyrtarisht me tre bashkitë e tjera të mbetura pa kryetarë.
Letra e Presidentit është dorëzuar në Kryeministri ditën e hënë, në kohën që Rama priti në vizitë zyrtare Presidentin turk, Recep Taip Erdogan.
Meta kërkon që krahas vakancave të vihet në dispozicion edhe arsyeja e krijimit të tyre dhe përgjigjia të jepet në një kohë “sa më të shpejt që të jetë e mundur”.
Zyrtarisht, Meta është informuar për vakancat në Bashkitë e Shkodrës, Dibrës dhe Vorës, ndërsa veç tyre vakanca ka edhe në Durrës, Lushnje dhe Rrogozhinë.
Secila prej tre bashkive të fundit të mbetura pa kryetarë kanë arsye të ndryshme. Durrësi mbeti pa kryetar pas dorëheqjes së Valbona Sakos, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Rrogozhina për shkak të ndërrimit të jetës të Haxhi Memollës dhe Lushnja pas arrestimit të Fatos Tushes nga ana e SPAK me akuzën e korrupsionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje