Ka ndodhur

Shisnin drogë në lokale dhe pranë shkollave në Shkodër, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim në Shkodër, pasi udhëtonin me një mjet pa targa, ndërsa posedonin lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në doza, në lokale dhe në afërsi të shkollave. Policia ka sekuestruar një pako me kanabis 643.2 gramë, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Sipas policisë, në momentin e ndërhyrjes, njëri nga pasagjerët, duke përfituar edhe nga errësira, ka mundur të largohet, ndërkohë që drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër janë vënë në pranga.

Të arrestuarit janë shtetasit  Xh. Z., 20 vjeç, A. R., 22 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe dhe u shpall në kërkim shtetasi L. R.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë