Politike

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Flamur Noka: Po, Komisioni i Rithemelimit do dalë me kandidatët e tij

Deputeti i përjashtuar nga Lulzim Basha, Flamur Noka ka deklaruar se në zgjedhjet e pjesshme vendore Komisioni i Rithemelimit do të dalë me kandidatët e saj për kryetar bashkie.

“Sot në Republikën e Shqipërisë janë pesë bashki, në të cilat kryetarët ose janë shkarkuar ose rasti i Rrogozhinës që ndërroi jetë, po janë gjashtë ose janë jashtë afateve kushtetuese në mandat. Duhen bërë zgjedhje për të zgjedhur përfaqësues në krye të tyre. Është Bashkia e Dibrës, është Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina dhe Lushnja. Se çfarë do bëjë presidenti apo institucionet e tjera për datën e zgjedhjeve është çështje e tyre.

Ajo që mund të them është se PD, Komisioni Rithemelues ka marrë vendim, ne do jemi në zgjedhje me kandidatët më të spikatur që kanë demokratët në bazë. PD me këto kandidatë do jetë fituese në shumicën e gjashtë bashkive. Ne nuk braktisim demokratët, për të mbrojtur pluralizmin dhe për t’u përballur me këtë regjim. Ne nuk bëjmë pazar me demokratët, ne do jemi së bashku me ta përballë regjimit e do të fitojmë”, tha Noka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë