Presidenti Ilir Meta do të presë në orën 12:30 minuta kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla për të konsultuar me të datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Socialistët prej vjeshtës së vitit të kaluar kanë deklaruar se janë gati për këto zgjedhje, por e njëjta gatishmëri nuk është gjetur në kampin e opozitës, që vendimi i Presidentit e gjen më të përçarë se kurrë.
Mbetet për t’u parë nëse Presidenti do të thërrasë për konsultime edhe përfaqësues nga Partia Demokratike, që formalisht përfaqësohet nga Basha dhe mbështetësit e tij.
Në konferencën për shtyp të së premtes, Meta tha se për të nxjerrë dekretin e zgjedhjeve të pjesshme vendore nuk ka pse të konsultohet me partitë politike, duke nënkuptuar se për këtë datë nuk do të pyesë Lulzim Bashën.
Meta ka marrë zyrtarisht informacion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për tre bashki të mbetura pa kryetarë, përkatësisht Dibrën, Shkodrën dhe Vorën, ndërsa për Rrogozhinën, Durrësin dhe Lushnjen është kërkuar informacion nga Kryeministria ditën e hënë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje