Presidenti Ilir Meta propozon datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashkitë pa kryetar.
Data i është komunikuar kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në takimin konsultues që ky i fundit zhvilloi në Presidencë këtë të mërkurë.
Gjatë fjalës para mediave, Balla nënkuptoi se PS është dakord me këtë datë, ndërsa vendimin e Presidentit për të dekretuar këto zgjedhje e sheh si njohje të tij të vlefshmërisë dhe kushtetutshmërisë së 30 qershorit 2019.
“I thashë presidentit se ky institucion duhet ta kishte ushtruar këtë detyrim ligjor që në njoftimin më të parë për krijimin e vakancave duke filluar nga më e para e krijuar në gusht të vitit 2019 në Bashkinë e Shkodrës. Respekti ndaj kushtetutës është detyrim nga të gjitha institucionet. Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar brenda afatit 45-ditor. Data është e përcaktuar nga ligjit dhe Kushtetuta. Nga presidenti jemi informuar edhe me institucionet përgjegjëse për zhvillim. Presidenti mendon që zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën 6 Mars”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje