Sport

Pekin 2022/ Kina paralajmëron sportistët: Ndëshkohet kush kritikon ligjet tona

Kina u dërgon një mesazh të qartë sportistëve të huaj, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën dimërore Pekin 2022: ata do të ndëshkohen për deklarata ose mbajtje qëndrimi që shkelin frymën olimpike dhe ligjet kineze.

“Çdo qëndrim në linjë me frymën olimpike jam i sigurt se do të mbrohet dhe çdo sjellje apo deklaratë e kundërt, veçanërisht kundër ligjeve dhe rregullave kineze, do të jetë objekt ndëshkimi”, – ka thënë Yang Shu, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i departamentit për marrëdhëniet ndërkombëtare të Pekin 2022.

Një gurp aktivistësh proteston për të drejtat e njeriut në Kinë. Gazeta Si, 20 janar 2022

Përgjigja e Yang ka ardhur gjatë një takimi virtual në lidhje me shqetësimet e sportistëve pas paralajmërimit të “Human Rights Watch”. Një grup aktivistësh ka ngritur alarmin se në Pekin 2022, të flasësh për çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, mund të vërë në rrezik sigurinë.

Në Kartën Olimpike është bërë e qartë se “nuk lejohet asnjë lloj manifestimi apo propagande politike, fetare dhe raciste”, por CIO (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) ka bërë me dije se sportistët janë të lirë të shprehin opinionet e tyre për çdo çështje gjatë konferencave të shtypit dhe në intervista brenda fshatit olimpik, por jo gjatë garave dhe ceremonive të çmimeve.

Anulimi i akreditimit është një ndëshkimet e mundshme nga organizatorët, siç ka pohuar Yang gjatë një eventi të ambasadës kineze në Uashington. Gjatë Olimpiadave të kaluara, çdo shkelje e Kartës Olimpike është marrë në shqyrtim vetëm nga CIO.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë