Posti delikat i Avokatit të Shtetit, institucioni që mbron e duhet të mbrojë Shqipërinë në gjyqet ndërkombëtare të Arbitrazhit, ku në lojë përllogariten deri në 400 milionë euro gjoba, ka pësuar sërish ndryshime.
Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria ka vendosur shkarkimin e Brunilda Lilos nga ky pozicion dhe emërimin e Odise Moçkës.
Moçka ka mbajtur në të shkuarën postin e anëtarit në Komisionin e Prokurimit Publik, organi i apelimit të procedurave të tenderave, më pas është emëruar si specialistit në zyrën Antikorrupsion në Kryeministri dhe një vit më parë si Drejtor i Hetimit Tatimor.
Me këtë emërim, Odise Moçkës i kalon përgjegjësia e mbrojtjes së xhepave të shqiptarëve nga gjyqet e majme në gjykatat ndërkombëtare. Rasti më i bujshëm është ai i “Beçhetti”, ku biznesmeni italian, Francesco Beçhetti pretendon se ka fituar gjyqin dhe ka pasur disa raportime se ka nisur të vjelë gjobën prej më shumë se 100 milionë eurosh ndaj Shqipërisë, ndërsa Qeveria shqiptare pretendon të kundërtën.
Arbitrazhe të tjera me shuma të majme në mes dhe që mund të rëndojnë fort në buxhet deri tani janë ato me “Aktor” dhe “Copri”, 45 milionë euro, me “Dondi & Kubota” 90 milionë euro, me Arka Energy B.V. – Akërnia, 110 milionë euro dhe “Durrës Kurum Shipping” me 100 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje