Politike

Dekreti i Metës / Zgjedhjet vendore në 6 bashki mbahen në 6 mars

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore, duke marrë kështu parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që kërkoi këtë datë për të pasur më shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur për këtë proces.

Dekreti është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, pas marrjes së informacioneve zyrtare mbi vakancat në gjashtë bashkitë, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje dhe Dibër.

Zgjedhjet do të mbahen vetëm për kryetarin e Bashkisë, ndërsa këshillat bashkiakë do të mbeten ata që janë aktualisht, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019-të, të cilat sipas Presidentit Ilir Meta janë ilegjitime.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë