Politike

Komisioni i Rithemelimit hap garën, Nishani: Me 6 mars luftojmë aleancën e të ligës

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit ka deklaruar se do të jetë pjesë e zgjedhjeve te pjesshme lokale përmes procesit të primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave që o të pranohen deri në datë 24 janar në tre rruge;  me vetëpropozim; propozim nga anëtarësia dhe propozim nga organet qendrore të PDSH.

Në njoftimin zyrtar thuhet se kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik, profesional dhe shoqëror.

Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Rithemelimit të PD dhe duhet të përmbajë CV profesionale dhe politike të kandidatëve si dhe formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së kandidatit.

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i rreshtuar me Berishën, thotë se përmes këtij procesi, duhet t’i dalim për zot Shqipërisë. “Demokracia ka vlerë! Shqiptarët nuk janë njerëz të ‘klasit të 2-të’. Kjo betejë e parë me aleancën e së ligës, finalizon më 6 mars duke e hedhur masivisht në koshin e historisë të ligën. Ti dalim zot Shqipërisë!”, thotë ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë