Bota

Turqia pezullon uljen e normave të interesit për të vendosur stabilitet në çmime

Turqia ka pezulluar ciklin agresiv të uljes së normave të interesit me një inflacion që kërcënon të kalojë 40% muajt në vijim.  

Banka qendrore uli normat e interesit 4 herë vetëm në muajt e fundit të vitit 2021 me urdhër të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Vendimi për të mbajtur të fiksuar normën nën 14% e lë atë shumë poshtë inflacionit që në muajin dhjetor ishte 36%.

Këmbëngulja e Erdogan, një kundërshtar i bindur i normave të larta të interesit, ndikoi në zhytjen e Lirës turke e cila ra me 45% kundrejt dollarit për të gjithë vitin 2021.

Analistët presin se monedha vendase do të dobësohet më tepër, mbështetur nga inflacioni që është i lidhur drejtpërdrejtë me produktet e importuara dhe energjisë. Ata kanë argumentuar se duhet patjetër të rriten normat e interesit që të parandalojnë rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Duke shpallur vendimin e tij, komiteti i politikës monetare i bankës qendrore tha se pritet që inflacioni të bjerë “për shkak të masave të marra për të vendosur stabilitet të qëndrueshëm të çmimeve dhe stabilitet financiar”.

Burimi:Financial Times/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë