Politike

“Ndalni ose jashtë”, Basha për Berishën dhe përkrahësit e tij: ‘Non gratat’ s’duhet të jenë në politikë, madje më shumë se kaq

Nga Kurbini, ku zhvilloi një takim me demokratët e qarkut Lezhë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha i kishte të qarta mesazhet për Sali Berishën, përkrahës të të cilit, vetëm pak minuta para takimit e priten jashtë me protestë.   

“Veprat tona kanë folur qartë kur SHBA përcaktuan si non-grata personazhe të botës së krimit në PS. Duke ndjekur këtë standard, me kompetencat ‘një anëtar një votë’ edhe unë kam marrë të njëjtin vendim në 9 shtator, me shpresën dhe besimin se Berisha do ia kursente demokrateve, atë që po bën dhe këto ditë të fundit. Duke i thënë; na lë të të nderojmë për atë pjesë të mirë të historisë. Na lërë të ecin para. Një standard kemi vendosur, që e ke mbështetur edhe ti. Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë, madje më shumë se kaq. Por për fat të keq, interesa personale u vendosen para sakrificës së qytetarëve të Kurbinit dhe Lezhës. E vërtetë zoti Avokat Duka që si kemi dhënë dorën njëri-tjetrit. Do ta jap dorën. Por për ça do të akuzojnë. Nëse e kanë për kultin e individit, ata që të akuzojnë ose janë komunist, ose janë të infektuar. Kulti i individit e ka marrë në qafë njeriun. Ndaj në këtë sallë nuk jam për t’u fryrë sa herë dëgjoj përshëndetjet tuaja dhe emrin tim. Jam për të dëgjuar me përulësi mendimet e demokratëve dhe kritikat e drejtpërdrejta dhe për t’ju thënë e para; Ata që duan ta përçajnë PD, ata që duan ta shkatërrojnë PD, e bëjnë këtë për hesap të Edi Ramës. Atyre do iu themi; ndal ose jashtë! Ndërsa…një grusht njerëzisht janë këta që si kanë bërë llogaritë për demokratët për gjërat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër përhumbet pas njerëzve të së shkuarës, që mund të kishin ‘pushtuar’ dhe njerëz me atë gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe.”, tha Basha. Kryesisht për deputetët e pezulluar por edhe për të tjerë demokratë që sot janë kundër tij, Basha kërkoi që të distancohen nga dhuna.   

“… Vija e kuqe është dhuna dhe kur kalohet ose e lemë të na shkatërrojë ose i marrim vendimet siç i mori PD. Shumica e diferencuar siç ishte diferencuar në atë  8 janar të zi, kanë akoma mundësi ti thërrasin arsyes. Dhe kanë të gjitha arsyet të jenë me demokratët në betejë me Edi Ramën. Do të kenë të garantuar ta ngrenë zërin sa të duan, ta drejtojnë gishtin ku të duan, duke filluar nga unë edhe me garë , por kurrë me dhunë. Distancimi nga dhuna është kushti i vetëm dhe pas distancimit nga dhuna dhe rikthimit tek përplasja e mendimeve dhe ideve, dora ime mbetet ee shtrirë për tu rikthyer në familjen tonë politike…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë