Ka ndodhur

Përshtati banesën në ‘shtëpi bari’, arrestohet i riu në Lushnjë

Një 32-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike është vënë në pranga në Lushnjë. Policia thotë se ka arrestuar Klevis (Klajdi) Kasa në kuadër të operacionit “Laboratori”.

Për Kasën, gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.

32-vjeçari në bashkëpunim me 3 persona të tjerë të cilët janë arrestuar në 1 Prill 2021, akuzohen se kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të një banese, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë