Përqindja e amerikanëve që mbështesin veprimet e presidentit amerikan Joe Biden ka rënë në nivelin më të ulët të presidencës së tij këtë javë, pasi amerikanët duket se janë rraskapitur nga pandemia dhe pasojat e saj ekonomike, sipas një sondazhi.
Sondazhi u krye në të gjithë vendin më 19 dhe 20 janar, me vetëm 43% të të rriturve amerikanë që mbështetën performancën e Biden në presidencë. 52% nuk e mbështesin. Në sondazhin e javës së kaluar, Biden kishte një vlerësim pozitiv prej 45% , kundrejt një vlerësimi negativ prej 50% .
Popullariteti i presidentit amerikan ka shënuar rënie që në mesin e gushtit pasi vdekjet nga Covid-19 shënuan rritje në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Rënia e vazhdueshme e popullaritetit të Biden ka alarmuar Partinë Demokratike, me shqetësimet e demokratëve që janë përshkallëzuar mbi mundësinë e humbjes së shumicës së tyre në legjislaturën e Kongresit në zgjedhjet afatmesme të 8 nëntorit.
Nëse republikanët marrin kontrollin ose të Dhomës së Përfaqësuesve ose të Senatit, agjenda legjislative e Presidentit Biden ka të ngjarë të shkatërrohet. Në një konferencë të rrallë për shtyp të mërkurën, Biden pranoi zhgënjimin e amerikanëve teksa përfundoi vitin e tij të parë në detyrë.
Burimi: Reuters/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje