Bota

Silvio Berluskoni tërhiqet nga gara për presidencën e Italisë në prag të zgjedhjeve

Ish-kryeministri Silvio Berluskoni është tërhequr nga fushata për zgjedhjet presidenciale të Italisë, që do të mbahen javën e ardhshme.

Berlusconi, 85 vjeç, tha në një deklaratë të shtunën se ai kishte vendosur të “merrte një hap tjetër në rrugën e përgjegjësisë kombëtare”.

Një nga njerëzit më të pasur në Itali, këmbënguli se kishte grumbulluar mjaft vota për t’u bërë kreu i shtetit, por u kërkoi mbështetësve të tij që të mos votonin për të.

Berlusconi, i cili i ka mbijetuar skandaleve seksuale dhe një dënimi për evazion fiskal, tha se nuk donte të shkaktonte “polemika apo përçarje” që vendi nuk do të mund t’i përballonte në një kohë pandemie.

Ligjvënësit në Parlament, si dhe elektorët e posaçëm rajonal, pritet të fillojnë të hedhin votat e fshehta të hënën për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Italisë.

Berlusconi tha se ai planifikon të vazhdojë të udhëheqë partinë e qendrës së djathtë “Forza Italia”, të cilën ai e themeloi tre dekada më parë, dhe do të punoj për të arritur një konsensus në parlamentin italian për presidentin e ri të vendit.

Pas përfundimit të mandatit të Presidentit të Republikës Sergio Mattarella, në Parlament do të nisë gara të hënën në 24 janar, ku janë thirrur të votojnë 1009 senatorë, deputetë e delegatë të 21 rajoneve italiane.

Votimi për zgjedhjen e presidentit të ri italian do të jetë i fshehtë, ku do të votojnë 1009 zgjedhës, të përbërë nga 630 deputetë, 321 senatorë e 58 delegatë rajonalë,

Presidenti i ri i Republikës, do të jetë i 13 në historinë e Italisë, afati institucional i tij është 7 vite dhe mosha minimale është që duhet të ketë mbushur 50 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë