Politike

Kongresi, Rama: E shtymë për shkak të Covid! Ku ndryshon oferta jonë më 6 mars nga ajo e opozitës

Vendimi i Kryesisë së Partisë Socialiste për të shtyrë datën e mbajtjes së Kongresit, i parashikuar për t’u zhvilluar më 29 janar nuk lidhet me zgjedhjet e 6 marsit.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist këtë të hënë. Sipas kryesocialistit, shtyrja është bërë për shkak të pandemisë.

“Vendosëm ta spostojmë Kongresin edhe me këshillimin e ministres së Shëndetësisë për shkak të numrave të infeksioneve të Covid, nga 29 janari, në një datë mes fundit të marsit dhe fillimit të prillit”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjet, Rama shpalosi ambicien e socialistëve për të fituar në të gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Do të garojmë dhe bëjmë me përkushtim pjesën tonë në të gjashtë këto njësi vendore të zgjidhen kandidatët e PS. Do të organizohemi mirë, por pa lënë pas dore asnjë organizim tjetër dhe pa humbur fokusin nga këshillimi kombëtar në mbarë territorin e vendit. Këshillimi kombëtar është shtysë që deputetët të kthehen te njerëzit”, tha Rama.

Kryeministri bëri edhe dallimin, sipas tij, mes ofertës së socialistëve dhe ofertës së opozitës në këto zgjedhje.

“Ne do të ofrojmë gjashtë kandidatë që do të jenë njerëz të punës, kurse ata do të ofrojnë 12, ose 18 kandidatë për të mbajtur pushtetin e tre kryetarëve në Tiranë. Ata vijnë me tre kryetarë, njëri non grata, i dyti grata dhe i treti edhe grata, edhe non grata. Vijnë me tre popuj, me popullin e 11 dhjetorit, popullin e 18 dhjetorit që zihen për vulën e 8 janarit dhe popullin e 2 marsit që merr jetë nga konflikti i dy të parëve”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë