Bota

Dëbora mbulon Athinën në Greqi, moti i keq ‘paralizon’ edhe Turqinë

Gazeta Si – Moti i ftohtë me ngrica dhe borë ka goditur Greqinë dhe Turqinë me temperatura disa gradë nën zero. Disa pjesë të vendit janë zbardhur, duke përfshirë kryeqytetin dhe shumë nga ishujt e detit Egje në Greqi

Autoritetet kanë lajmëruar qytetarët që të kufizojnë lëvizjet jashtë sa të munden gjatë së hënës dhe së martës, ndërsa shkollat kanë kaluar në mësim online.

Reshjet e borës mbuluan Athinën qendrore, duke u përqendruar në kolonat e mermerta të Akropolit të lashtë.Qytetarët që ndodhen në zonat më periferike, morën njoftime emergjence në celularët e tyre ku paralajmëroheshin për reshje dëbore në orët në vazhdim. 

Zinxhirët janë të detyrueshme për makinat që lëvizin në pjesën veriore të kryeqytetit. Dëbora nuk është e pazakontë për malet greke dhe rajonin verior të vendit, por është më e rrallë në Athinë dhe ishujt e detit Egje.

Moti i keq dhe reshjet e dendura të borës kanë paralizuar qarkullimin edhe në shumë qytete në Turqi.

Mediat lokale  me dije se shumë rrugë janë të bllokuara për shkak të borës dhe ngricave, mes të cilave është ndaluar edhe qarkullimi në dy autostradat që lidhin Stambollin me kryeqytetin Ankaranë.

Mediat lokale shkruajnë se po zhvillohen operacione në përpjekje për të rihapur arteriet rrugore, ndërsa prefektët e Stambollit dhe Ankarasë i kanë kërkuar popullatës që të shmangë udhëtimet.

Ndërkohë në lidhje me këtë situatë guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë