Bota

Kritiku i Putinit, Aleksei Navalni futet në listën e ‘terroristëve’ në Rusi

Gazeta Si – Opozitari rus Aleksei Navalni u përfshi në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve” të hartuar nga “Rosfinmonitoring”, Shërbimi Federal i Monitorimit Financiar.

Kështu raporton “Novaya Gazeta” në Rusi, ku sipa saj në listë u përfshinë edhe gjashtë bashkëpunëtorë të Navalnit, më i njohuri prej të cilëve është Lyubov Sobol.

Sipas autoriteteve ruse, pesë aktivistët dhe Navalni do të trajtohen njësoj me talebanët, apo ekstremistët e Shtetit Islamik. Sipas vendimit, edhe bashkëpunëtorët e Navalnit mund të arrestohen dhe të burgosen.

Sipas ligjeve të Rusisë, llogaritë bankare të tij dhe aktivistëve të tjerë do të bllokohen menjëherë. Dy javë më parë, në listën e terroristëve dhe ekstremistëve u shtuan dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalnyt, Leonid Volkov dhe Ivan Zhdanov.

Kritiku i ashpër i Kremlinit, u arrestua pasi u kthye nga Gjermania në Rusi në 2020 pas helmimit me agjentin nervor “Noviçok”, për të cilin ai akuzon drejtpërsëdrejti presidentin rus Vladimir Putin.

Navalni, i cili formoi një fondacion antikorrupsion u dënua vitin e kaluar për shkelje të masës së lirimit me kusht që iu vu në 2014, pas një dënimi për përvetësim parash në mënyrë të parregullt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë