Pas të ftohtit të acartë të ditëve të fundit, situata e motit në vend po shkon drejt përmirësimit. Megjithatë, mbeten me temperatura të ulëta zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke pasur ngrica në këto zona.
Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Kombit vijon normalisht. Është kryeministri Edi Rama ai që thotë në rrjetet sociale që tashmë kjo rrugë garanton standardet më të larta të sigurisë.
Në rajonin verilindor dhe juglindor, temperaturat gjatë natës kanë pësuar rritje prej 4 gradësh, ndërsa gjatë ditës do të jenë në vlera pozitive.
Qarkullimi i mjeteve në të gjitha akset nacionale të juglindjes është normal dhe po ashtu pa vështirësi lëvizet edhe drejt Dardhës dhe Voskopojës.
Nuk raportohen problematika sa i takon furnizimit me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm për popullatën e zonave urbane dhe atyre rurale. Rrugët rurale që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative janë të hapura dhe nuk ka zona të bllokuara.
Prej së premtes Shqipëria është përfshirë nga i ftohti polar me temperatura që kanë shkuar minus pothuajse në të gjithë Shqipërinë.
Moti do të vijojë me diell dhe prani të ngricave dhe akullit dhe mjegull në mëngjesin e këaj të mrkure. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -10/3°C
Zona e ulët -8/9°C
Zona bregdetare -4/10°C
Ndëra të enjten, 27 janar, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -9/3°C
Zona e ulët -3/10°C
Zona bregdetare 2/11°C
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje