Bota

SHBA, Prokuroria Federale heton votuesit e rremë të Donald Trump

Gazeta Si – Dapartamenti i Drejtësisë në SHBA, njoftoi se prokurorët federalë po “ekzaminojnë” historinë e votuesve të rremë që mbështetësit e Donald Trump u përpoqën të instalonin për të përmbysur rezultatin e votimit, të plotësuar me certifikata false që u dërguan përfundimisht në Arkivin Kombëtar.

Një përpjekje që përfshiu shtatë shtete (Pensilvania, Xhorxhia, Miçigan, Arizona, Viskonsin, Nevada dhe Nju Meksiko). Zëvendës Prokurorja e Përgjithshme, Lisa Monaco, megjithatë, tha se ajo nuk mund të shtonte asgjë për “hetimet në vazhdim”.

Javën e kaluar, komisioni i Kongresit që heton sulmin në Kapitol Hill, thuhet se po shqyrton akuzën e Donald Trump për një komplot kriminal.

Lajmi u raportua nga gazeta “The Guardian”, duke cituar dy burime dhe duke shpjeguar se si ish-presidenti mund të jetë përfshirë në një sjellje të tillë kriminale për të justifikuar një referim në Departamentin e Drejtësisë. Hetimi bazohet në komunikimet e dorëzuara nga ish-shefi i stafit të Trump, Mark Meadows dhe të tjerë.

Sipas këtyre mesazheve, Trump informoi një numër anëtarësh republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve për planin e tij dhe rolin që duhej të luante nënpresidenti i atëhershëm Mike Pence në parandalimin e certifikimit të fitores së Biden.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë