Deputeti i PS-së, Erion Braçe e sheh lëvizjen e fundit të Ilir Metës si presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese.
“Sulmi mbi Gjykatën Kushtetuese është i vjetër, politik, kriminal, berishist si filozofi 30 vjeçare prej politikanësh që nuk duan të jenë të barabartë me çdo shqiptar, por të privilegjuar të pa hetuar të pagjykuar gjithë jetën.
Neni 124 i Kushtetutës e thotë qartë: Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.
Pra askujt tjetër, president, president i shkarkuar, kryeministër, deputet “non grata”, deputet etj.
Neni 126 i Kushtetutës është edhe i qartë:
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij, përveç rasteve kur ai ka vepruar për një interes vetjak ose me keqbesim.
Pra vetëm në këto dy raste dhe në asnjë rast tjetër…”, shkruan ndër radhë Braçe, duke cituar edhe një tjetër nen se, procesi disiplinor ndaj një anëtari të Kushtetueses zhvillohet nga vetë Gjykata Kushtetuese.
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje