Politike

Basha komandon Roland Bejkon në Gjirokastër, reagon Shehu: Imponoi një Don Kishot

Në prag të fillimit të procesit për zgjedhjet e pjesshme lokale, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka komanduar drejtues qarku të Gjirokastrës, Roland Bejkon.

“Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko.

Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku”, thuhet në njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

Bejko zëvendëson Tritan Shehun i rreshtuar me Berishën në drejtuesin politik te qarkut. Ndaj Bejkos pati edhe një incident në protestën e 8 janarit, kur ai u sulmua nga disa mbështetës të Berishës kur po përpiqej të futej në selinë e PD-së aty ku Basha kishte thirrur mbledhje me disa struktura.

Pas komandimit të Bejkos, ka reaguar edhe Tritan Shehu.

“Në mënyrën më komike kërkon edhe sot t’i sundosh ata, tu imponosh Don Kishoter, kur ti vetë je shkarkuar prej kohësh edhe formalisht…”, shkruan ndër radhë Shehu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë