Bota

Mbytet varka me 39 emigrantë në brigjet e Floridës, vetëm një i mbijetuar

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për 39 personat e zhdukur pas mbytjes së një anijeje në brigjet e Floridës në SHBA. Në një postim në Twitter, Roja Bregdetare e SHBA-së, shpjegon se mori raportin për shpëtimin e një burri, që ishte “kapur pas një varke të përmbysur rreth 45 milje” nga Fort Pierce dhe i cili tha, se u largua nga Bahamas të shtunën në mbrëmje me 39 persona të tjerë, të gjithë pa jelekë shpëtimi, me varkën që u përmbys nga moti i keq.

Roja Bregdetare dyshon për përfshirje të trafikantëve të qenieve njerëzore. Aksidentet e varkave që përmbysen me njerëz, shumë prej të cilëve kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara, nuk janë të rralla në brigjet e Floridës.

Korrikun e kaluar, Roja Bregdetare shpëtoi 13 persona pasi varka e tyre u përmbys pranë Key West, ndërsa stuhia tropikale “Elsa” po afrohej.

Të mbijetuarit raportuan se u larguan nga Kuba me 22 persona në bord. Nëntë u zhdukën në ujë. Të paktën 557 emigrantë kubanë janë kapur në det që nga tetori, përveç gati 7,400 kubanë të refuzuar në pesë vitet e mëparshme, sipas agjencisë.

Kalimet e emigrantëve nga Haiti janë bërë më të shpeshta për shkak se shteti i Karaibeve po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe politike, si dhe me rrëmbime të lidhura me bandat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë