Politike

Komisioni i Rithemelimit zyrtarizon katër emrat kandidatë për bashkinë e Lushnjës, të dielën votimi

Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha ka zyrtarizuar të mërkurën në mbrëmje katër kandidatët e saj në garën për Bashkinë e Lushnjës, një proces paralel ky me atë të PD-së zyrtare drejtuar nga Lulzim Basha.

Emrat që do të votohen në fundjave nga demokratët janë Arben Zajmi me profesion ekonomist, Elton Bano Jurist, Eurion Iliazi mësues dhe Indrit Qerimi po ashtu mësues.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu tha se demokratët e Lushnjës do të votojnë për një nga katër emrat si kandidat zyrtar përballë kandidatit të PS-së, ditën e dielë.

Ende nuk është vendosur se si do të regjistrohen kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha në një kohë kur Lulzim Basha i ka mbyllur atij rrugën ligjore ne KQZ për tu regjistruar në emër të PD-së.

Dy janë variantet e deritashme; ose si kandidatë të pavarur ose nën siglën e një koalicioni mes aleatësh përfshi edhe LSI.

Ndërkohe nga PD-ja zyrtare nuk ka ende një emër kandidati edhe pse deputeti i PD-së për Lushnjën Saimir Korreshi këmbënguli që PD-ja të dilte me një kandidat brenda saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë