Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, se është i domosdoshëm ngritja e një Komisioni Hetimor për pastrimin e parave.
Përmes një mesazhi në Twitter, Bardhi thekson se rasti i një ‘magjistari’, që merr kredi dhe ble prona dhe i shet me çmime dyfish brenda vitit është ulëritës.
“Komisioni Hetimor për pastrimin e parave është i domosdoshëm. Rasti i një magjistari të pasurive të paluajtshme, që merr kredi, ble prona, i shet brenda vitit me dyfishin e çmimit, është ulëritës. Aq më shumë kur ka trafikantë droge si palë!”, shkruan Bardhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje