Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe parlamentin për heshtjen ndaj kërcënimit rus në Ukrainë.
“A ekziston një kërcënim i madh nga një diktator paranojak si Vladimir Putin? Çfarë është kjo narkoqeveri dhe ky narkoparlament që nuk thotë një fjalë të vetme, sikur janë nën influencën dhe klan i Putinit?”, tha Berisha, duke përsëritur se i vinte turp që ishte në të njëjtën sallë.
Berisha kërkoi që Shqipëria të furnizojë Ukrainën me fishekë, ndërsa e vijoi akuzën duke shtuar se heshtja e Ramës për Ukrainën është e diktuar nga Beogradi.
“Shqipëria duhet të ndihmojë Ukrainën të paktën fishekë dhe municione. Por, argati i Beogradit jo më kot hesht. Ju deputetë duhet të ngrini zërin, se përfaqësoni PD-në dhe jo Lul Bravën. Nuk mundet këtu që të dominojë Beogadi me udhëzimet e tij. Ballkani i Hapur është hegjemoni serbe. Të vijnë ata të dy të japin llogari për këtë, edhe kur mungojnë mungojnë së bashku”, deklaroi ai.
Në mungesë si të Ramës, ashtu edhe të Bashës përgjigjen ja ktheu kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, që i kujtoi Gërdecin në lidhje me propozimin për t’i dhuruar fishekë Ukrainës.
“Edhe unë do të doja që i vetmi deputet non grata në këtë sallë të mos ishte në këtë sallë. Sa i përket çëstjes së fishekëve, gjuha shkon gjithmonë ku dhemb dhëmbi dhe bota e ka parë filmin ‘Qentë e luftës’ dhe ne shqiptarët e dimë se si u shitën fishekët”, iu përgjigj ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje