Një sasi prej 300 kgmarijuanë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria, është ekuestruar nga policia serbe. Sipas medieve lokale, lënda narotike, u gjet në një furgon në fshatin Turija. Ndërsa mësohet se marijuana ishte ndarë në 87 pako.
Si rrjedhojë, anëtarët e Shërbimit Kundër Drogës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, kanë arrestuar pesë persona, për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndës narkotike.
Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet E.N 50 vjeç, M.A 35 vjeç, F.L 29 vjeç, B.S 40 vjeç dhe A.T 69 vjeç. Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë, teksa ishin duke dorëzuar “mallin”, të cilën e kanë transportuar me furgon në rrugën ndërmjet Tërnovcit të Madh dhe fshatit Turija.
Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohen në prokurorinë kompetente brenda afatit ligjor.
Ministri i Brendsëm serb, Aleksandar Vulin, ka theksuar se policia serbe me këtë veprim ka treguar se ligji zbatohet në çdo vend dhe çdo pjesë të Serbisë.
“Anëtarët e Shërbimit Kundër Drogës kapën një tjetër zinxhir të trafikut të drogës duke sekuestruar 300 kilogramë marijuanë në Tërnovec të Madh, duke arrestuar shpërndarësit e drogës. Një qytet apo fshat në Serbi ku ligji zbatohet. Policia serbe ka treguar se ligji është i vlefshëm në çdo pjesë të vendit tonë dhe se askush nuk do të mund të anashkalojë dhe shmangë ligjet tona”, tha Vulin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje