Bota

Italia rizgjodhi Mattarella-n. Draghi vazhdon misionin si kryeministër

Sergio Mattarella u rizgjodh si presidenti i Italisë, duke “lehtësuar” investitorët që ish-kreu i Bankës Europiane, Mario Draghi mbeti kryeministër.

Pas një javë votimi të dështuar për një kandidat alternativ, Italia iu rikthye Mattarella-s  si i vetmi ngushëllim që mund të mbyllë ngërçin politik të vendit. Presidenti 80-vjeçar mori 759 vota nga 983 në total në Dhomën e Ulët,  një marrëveshje e bërë nga Draghi dhe partitë kryesore të Italisë,  për të mbështetur atë që është në fuqi.

“Rizgjedhja e Mattarella-s është lajm fantastik për Italinë”,-tha Draghi.

Draghi po shihej fillimisht si i përshtashëm për këtë pozicion dhe ai vetë e bëri të qartë që do t’i pëlqente të ishte kreu i shtetit.  Por shumë ekspertë u frikësuan për humbjen e unitetit dhe qëndrueshmërisë që qeveria italiane kishte formuar me Draghin kryeministër.

Rezultati ishte lehtësues për investitorët pasi u reduktuan shanset për zgjedhje të parakohshme dhe Draghi do të vazhdojë me reformat e tij të paktën deri në  2023-shin.

Mattarella tha se dëshironte të tërhiqej dhe të shijonte apartamentin e tij në Romë. Por Draghi i kërkoi atij të vazhdonte të qëndronte në zyrë.  Ndërkohë që ishte Mattarella që i kërkoi Draghi-t të drejtonte Italinë në nisje të pandemisë. Atëherë, të gjitha partitë, të ideologjive të ndryshme ranë dakord.

Që nga zgjedhja e tij shkurtin e shkuar, Draghi, 74 vjeç, ka mbajtur politikën e Italisë të ngjitur, nisur me reformat ekonomike dhe administrative, një fushatë agresive vaksinimi dhe siguroi 200 mld euro nga BE.

Sfida e tij tani është të injektojë energji të freskët në administratën e tij, që u duk sikur humbi pak entuziazmin disa javë para zgjedhjes së presidentit. Por atij i mbeten më shumë fuqi si kryeministër.

Presidenti në Itali ka fuqi të limituara dhe më shumë një rol ceremonial. Por askush nuk e merr postin pa miratimin e tij. Ai ka fuqinë të shpërbëjë parlamentin.

Në mandatin e tij 7-vjeçar, Mattarella ka ndërruar 4 qeveri të ndryshme, duke u bërë simbol i stabilitetit. Ai ndihmoi vendin në muajt më të kqinj të pandemisë, madje tregoi se si shumica e italianëve, atëherë ai as nuk ishte qethur. Italians.

Pas rizgjedhjes së tij, Mattarella tha se pandemia është ende një arsye që ai të vazhdojë punën.

I lindur në Palermo në 1941-shin, Mattarella ka shërbyer si ministër në shumë qeveri. Ai ka qenë dhe gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Italisë.

Burimi: Bloomberg/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë