Politike

Berisha: Ambasada e SHBA mban peng Bashën me dosjen “Muzin”

Sali Berisha është i vetëdijshëm se Lulzim Basha ka mbështetjen e SHBA, por thotë se kjo mbështetje që po i jepet kreut zyrtar të Partisë Demokratike nuk është parimore.

“Fatkeqësisht, sot Bashën nuk e mbështet vetëm Edi Rama, por edhe përfaqësues të vendit të madh të lirisë. Kjo mbështetje është një lojë e rrezikshme për pluralizmin në Shqipëri”, deklaroi Berisha nga Vau i Dejës ku mbajti foltoren e radhës.

Sipas Berishës, Ambasada e SHBA e ka marrë peng me dosjen e lobimit në Uashington dhe akuzat për pastrim parash,

“Kë po mbështesin ata me përkrahjen ndaj Lul Bravës? Ai peng i tyre, i marr me dosjen Muzin. Lulzim Basha është i marr peng me një dosje për larje parash në SHBA dhe Tiranë. Ai firmosi që për të mos shkuar në burg, do të largonte Sali Berishën nga politika. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

Akuzat u shqiptuan në ditën që në gjashtë bashki, Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit po organizon primaret për kandidatët në gjashtë bashkitë ku më 6 mars mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. Vau i Dejës nuk bën pjesë te këto bashki.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë