Politike

Referendumi për bashkimin Kosovë-Shqipëri, KE: Qëndroni larg deklaratave nacionaliste

Gazeta Si – I vënë në lëvizje nga një kërkesë e eurodeputetit grek, Manolis Kefalgianis, Komisioni Europian ka pritur me rezerva deklaratat e bëra nga Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Albin Kurtin më 26 nëntor të vitit të kaluar.

“Komisioni pret nga të gjithë partnerët e vet në Ballkanin Perëndimor që të vazhdojnë sendërtimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit konstruktiv dhe të përqëndrohen te reformat e brendshme dhe programet e zhvillimit që shtyjnë përpara integrimin europian”, thuhet në një deklaratë të Komisionerit Oliver Varhelyi.

KE kërkon që në këtë drejtim, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të udhëheqin me shembuj konkretë edhe përmes deklaratave që u shërbejnë marrëdhënieve të mira dhe pasqyrojnë vlerat europiane.

“Udhëheqësit në rajon duet të udhëheqin me forcën e shembullit për të nxitur një klimë besueshmërie të përbaskët, farkëtojnë marrëdhënie të mira me fqinjët, nxisin bashkëpunimin rajonal dhe reflektojnë vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar BE”, vijon deklarata.

Sipas Komisionerit Oliver Varhelyi për këto parime udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor kanë firmosur edhe në samitin e Bërdosë në Slloveni vitin e kaluar në deklaratën e përbashkët të këtij samiti.

Në konferencën e përbashkët me Albin Kurtin në përfundim të mbledhjes së përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, Edi Rama u pyet se di do të votonte nëse do të mbahej një referendim për bashkimin mes dy vendeve. Ai “e zhveshi” përgjigjen nga kostumi i Kryeministrit.

“Nëse me pyesni në lidhje me hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën do të votoja pro, që të jemi të qartë. Në rast se më pyesni a do të ndodhë kjo? Po, unë them se do të ndodhë, por se kur nuk e di. Por, që do të ndodhë një ditë, unë them që po. E atyre që bërtasin për Shqipërinë e Madhe iu them se fallxhorët nuk gjykohen, pasi ky është një fall”, deklaroi Rama.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë