Sport

Pekin 2022/ Revolucion në ceremoninë e hapjes, hapësirë artistëve adoleshentë

Rreth 3000 artistë do të performojnë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike dimërore të Pekinit dhe 95% e tyre do të jenë të rinj. Është kjo një nga risitë e mëdha në raport me ceremonitë hapëse të Olimpiadave të mëparshme.

Drejtori Zhang Yimou e ka ndryshuar qasjen e tij kreative për eventin që nis më 4 shkurt. Nuk do të ketë më një grup performuesish prej 15.000 personash, si në 2008-ën, por një përqendrim tek artistët e rinj.

Zhang Yimou, drejtori i ceremonisë së hapjes se Lojërave Olimpike dimërore. Gazeta Si, 31 janar 2022

“Për herë të parë në historinë e Olimpiadave, adoleshentët janë ftuar për të pasur hapësirë në një skenë kaq të rëndësishme, siç është ceremonia e hapjes së Lojërave dimërore”, – shpjegon Wang Jun, nëndrejtor i skuadrës operative të stadiumit kombëtar dhe drejtor i “Performance and Ceremony Division, Department of Opening and Closing Ceremonies” të komitetit organizator.

Prania e një numri kaq të madh të rinjsh në ceremoninë e hapjes është në linjë me udhëzimet e edukimit olimpik, sipas Wang. “Performuesit tanë janë djem të zakonshëm, shumica e tyre nuk kanë performuar më parë, por kanë reaguar shumë mirë ndaj vështirësive dhe janë impenjuar për ta përmbushur detyrën e tyre”, – përfundon Wang.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë