Sport

Shqipëria do të organizojë Europianin e Peshëngritjes në maj

Një tjetër event i madh sportiv ndërkombëtar do të zhvillohet këtë vit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Kampionatin Europian të Peshëngritjes 2022, që do të zhvillohet në Tiranë në muajin maj, kur do të zhvillohet edhe finalja e Ligës së Konferencës në stadiumin “Air Albania”.

Fidel Ylli, presidenti i KOKSH-it. Gazeta Si, 1 shkurt 2022

Një lajm i bujshëm ky, i bërë i ditur nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, si dhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza, gjatë një konferencë për shtyp. Europiani i Peshëngritjes 2022 në fakt ishte programuar për në Bullgari, por tashmë ai do të organizohet në vendin tonë.

Briken Calja dhe peshëngritësit e tjerë shqiptarë do të kenë kështu mundësinë t’i festojnë medaljet e tyre përpara publikut shqiptar. Po këtë vit në Shqipëri do të zhvillohen edhe zgjedhjet për Federatën Botërore të Peshëngritjes, si dhe Europiani i U-20 dhe U-23. Në maj Tirana do të jetë kryeqyteti i peshëngritjes europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë