Mediat e huaja i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë takimit të Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe kryeministrit të Hungarisë, Victor Orban jo vetëm për kohën se kur po mbahet nisur nga debati për Ukrainën por edhe për një mënyrë të re që Putin ka zgjedhur të menaxhojë të ftuarit duke u ruajtur tej mase nga Covid-19
Në foton e përbashkët që u publikua nga të dyja palët, shihet qartë se dy udhëheqësit ishin ulur përballë njëri-tjetrit në një tryezë shumë të gjatë. Rregullimi i ndenjëseve, sipas mediave te huaja, duket të jetë gjetja më e fundit e Kremlinit për të mbrojtur Putinin nga koronavirusi (ai është shprehur se është vaksinuar dhe ka marrë gjithashtu një vaksinë përforcuese).
Shumica e zyrtarëve rusë duhet të karantinohen për dy javë përpara se të takohen me Putinin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje