Pak kohë më parë në një intervistë të vonë për emisionin “Opinion” Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mohoi të kishte takuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Por të hënën e 31 janarit, Berisha do të deklaronte (po në të njëjtin emision) se përveç politikanëve të tjerë, ai kishte takuar edhe Presidentin Ilir Meta.
“Takimet, tha Berisha, janë bërë për konsultime mbi mundësinë për garimin në zgjedhjet e 6 marsit të kandidatëve të dalë nga primaret”.
Pas publikimit të koalicionit dhe depozitimit të kandidatëve nga LSI-ja në KQZ, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë një foto të kahershme me Sali Berishën duke pranuar se ai ka pasur një takim me të dhe se për më shumë do të fliste në një interviste televizive.
“Për të gjithë të trishtuarit, të gëzuarit apo të pavarurit, qoftë dhe indiferentët, që duan të dinë të vërtetën e takimit me ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin, Sali Berisha, në ç’rrethana, kur dhe ku ka ndodhur ky takim, sonte transparencë e plotë,”- shkruan Meta.
Sali Berisha firmosi marrëveshjen e koalicionit me LSI-në dhe PDK, nën emrin “Shtëpia e Lirisë” me një logo të re.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje